
Juventusi kërkon mesfushorin e Benfikës, Milani dhe Interi poashtu janë në garë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, te Juventus kanë nisur të planifikojnë të ardhmen. “Bardhezinjtë” synojnë një vend në Ligën e Kampionëve, por duke mbajtur një sy edhe në merkato. Sipas “Corriere dello Sport”, Juventusi mund të peshkojë nga Benfika për mesfushën. I preferuari është portugezi Florentino Luis.
25-vjeçari është kërkuar më herët edhe nga Roma e Milani, por duket se “bardhezinjtë” po tregohen më konkretë në merkato. Qëllimi I Xhiuntolit është një marrëveshje e stilit të Francisko Konseisao-s: – huazim me një blerje të garantuar.
Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2027 me Benfikën dhe kostoja e kartonit të tij është rreth 20 milionë euro.