
Tërhiqet Dubua, Josef Parker gjen kundërshtarin për meçin e së shtunës
Daniel Dubua nuk do të boksojë të shtunën ndaj Josef Parkerit edhe pse ky meç ishte paraparë që një kohë të gjatë dhe boksierët ishin duke u përgatitur që disa muaj.
Dubua nuk është mirë me shëndet dhe tashmë e ka ndërprerë këtë spektakël në “Kindom Arena” në Riad të Arabisë Saudite.
Megjithatë, Parker nuk do ta çojë huq këtë përgatitje intensive, pasi menjëherë ka gjetur kundërshtarin për meçin e së shtunës. Boksieri nga Republika Demokratike e Kongos, Martin Bakole, do të jetë kundërshtari i Parkerit.
33-vjeçari gjatë karrierës së tij ka zhvilluar 22 meçe profesionale, ka fituar në 21 (16 me nokaut) dhe ka humbur në një luftë (me nokaut)./Indeksonline/