
Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t’ju bëjë të qeshni
Jenna Keton ka bërë që miliona përdorues të TikTok-ut të qeshin me videon e vajzës së saj, e cila pa dhe dëgjoi për herë të parë dikë që fliste në një videothirrje.
Në video, e cila është parë më shumë se 2.5 milionë herë, gjestet e bebushes tërheqën shumë buzëqeshje.
Prej syve të saj të hapur gjerësisht deri te përkulja për të parë më mirë se çfarë po ndodhte, bebushja nuk mund të besonte që babai i saj po shikonte në telefon dhe po fliste me dikë.
Jenna dhe partneri i saj filluan të qeshin me sjelljen e vajzës, ndërsa personi me të cilin po fliste burri i saj i tha atyre të dërgonin një regjistrim të reagimit, që Jenna e kapte me kamerën.
Shikoni gjithë pamjen në vazhdim. /Telegrafi/
@jennakeeton This was so funny I had to share looking forward to a lifetime of no privacy from this little girl! #funnybaby #funnybabyvideos #noseybaby #nosey ♬ original sound – Jenna Keeton | GirlMom