
Arrestohet një person në Ferizaj për kanosje dhe sulm ndaj gruas me të cilën bashkëjeton

Një person është arrestuar në Ferizaj pasi ka kanosur dhe sulmuar fizikisht gruan me të cilën bashkëjeton.
Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 16:30.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas në mosmarrëveshje kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën femër shqiptare shtetase e huaj me të cilën bashkëjeton,” ka thënë Veseli.
Ai ka shtuar se pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.