
Policia jep detaje për vdekjen e 76 vjeçares që u dërgua pa shenja jete në Urgjencën e Podujevës pasi u ndoq nga qentë

Policia e ka hapur rastin si “hetim mbi vdekjen” për gruan që vdiq sot në Podujevë, e cila dyshohet se pësoi sulm në zemër nga frika e ndjekjes së qenve.
Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.
“Sot në stacionin policor të Podujevës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen. Hetuesit policor, po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes përderisa trupi i pajetë i viktimës (femër) me urdhër të prokuroit është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti.