
Video| Momenti i plagosjes para gjykatës në Gjermani ku po mbahej gjykimi për vrasjen e boksierit Besar Nimani

Mediat gjermane sot gjatë tërë ditës raportuan për plagosjen e të paktën tre personave, para gjykatës ku po pritej të mbahej gjykimi për vrasjen e boksierit Kosovar Besar Nimani, e cila kishte ndodhur në mars të vitit 2024.
Njëri nga të plagosurit siç u raportua ishte vëllai i të dyshuarit, që u plagos në këmbë.
Sipas WDR, aty janë parë dy të plagosur që duhej të ringjalleshin. Sipas mediumit, mësohet se janë babai dhe vëllai i të pandehurit në procesin Nimani.
Mediumi thotë se vëllai i të akuzuarit është plagosur në këmbë, ndërsa babai i tij në gjoks i cili është në gjendje kritike.
Mediat gjermane kanë publikuar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet një ekip mjekësor duke i dhënë ndihmë njërit nga të plagosurve.
Po ashtu, në fotografi është publikuar edhe njëri nga të dyshuarit që ka rënë nën prangat e policisë gjermane. /Insajderi.org/
Insajderi sjell pamje nga vendi i ngjarjes: