
“Rryma do të shtrenjtohet deri 15 %, s’mund t’i ikim”

Debati për rritje të mundshme të rrymës ka filluar pasi tri kompanitë energjetike në Kosovë, KEDS, KESCO dhe KOSTT, kanë kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji ngritjen e çmimit të tarifave të energjisë elektrike për shkak të importit të energjisë elektrike.
Ish-ministri i Energjisë, Ethem Çeku, tha se çmimi i energjisë elektrike do të rritet deri në 15 për qind dhe se s’mund t’i iket shtrenjtimit.
Në intervistën për REL-in, ai tha se për të zvogëluar sasinë e importit, Kosova duhet të rrisë prodhimin vendor, sidomos përmes energjisë alternative.