
“Është shpifje, vëllai im nuk ka kanosur askënd” Rrezarta Krasniqi mohon akuzat Tahirit për kërcënimet nga vëllai i saj

Kandidatja e LDK’së për deputete, Rrezarta Krasniqi ka mohuar të ketë akuzuar bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për keqpërdorim të votave në Vushtrri.
Ndonëse në vendimin e Prokurorisë thuhet se ankuesja është Rrezarta Krasniqi- ajo tha për Insajderin se nuk ka përmendur emrin e Xhafer Tahirit në Prokurori.
“Kam shku në Prokurori edhe kam thënë që dyshoj në parregullsi. Ata i kanë marrë edhe i kanë kqyrë kamerat. Nuk kam akuzu askënd. Nuk kam vendos me sulmu as Xhafen as komisonert. Këto janë shpifje”
Ndërsa lidhur me akuzat e Xhafer Tahirit se vëllau i saj ka kërcënuar me jetë sekretarin e LDK’së në Vushtrri Betim Grabanica- ajo ka thënë se janë shpifje dhe të pa vërteta.
“Është shpifje. Kjo është tendencën me njollos familjen time. Vëllai jem nuk ka kanosur askënd me vrasje”, ka thënë ajo për Insajderin.
Xhafer Tahiri, kandidati i LDK’së për deputet, ka pretenduar se vëllai i Rrezarta Krasniqit ka kërcënuar me jetë sekretarin e LDK’së dega në Vushtrri, Betim Grabanca.
Këto deklarata ai i bëri pasi Rrezarta Krasniqi e ka akuzuar atë për keqpërdorim të votave të në Vushtrri, për të cilat nisi hetim edhe Prokuroria e Mitrovicës.
“Sekretari i degës, Betim Grabanica e ka lajmëruar vëllanë e Rrezarta Krasniqit, Valmir Krasniqin për kërcënim sepse i njëjti e ka kërcënuar me jetë Betim Grabanica, Policia e Vushtrrisë ka hapë rast dhe siç duket ka pas presion ndaj sekretarit të degës dhe anëtarëve të tjerë të degës”, ka thënë Tahiri për Gazetën Insajderi.