
Real Madridi gati të jep dritë jeshile për këmbim të lojtarëve me PSZH-në
Real Madridi thuhet se është i interesuar për nënshkrimin e Zhoao Neves nga Paris Sen Zhermeni në afatin kalimtar të verës. Ata thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë Eduardo Kamavinga, plus 20 milionë euro për të siguruar mesfushorin portugez.
Neves, 20 vjeç, iu bashkua PSZH-së nga Benfika verën e kaluar për 60 milionë euro. Paraqitjet e tij i kanë lënë përshtypje Real Madridit, të cilët e shohin atë si një zëvendësues afatgjatë të gjermanit të pensionuar, Toni Kros
Kamavinga mbetet një lojtar i rëndësishëm në Real Madrid, por klubi është i hapur për ta përfshirë atë në marrëveshjen e shkëmbimit. Florentino Perez thuhet se beson se aftësia e pasimeve dhe vetëdija taktike e Neves e bëjnë atë nënshkrimin ideal për “Los Blankos”.
PSZH ende nuk i është përgjigjur propozimit, dhe mbetet për t’u parë nëse ata do të konsiderojnë të lënë Neves të largohet. Me afrimin e afatit kalimtar të verës, negociatat mes klubeve mund të intensifikohen në muajt e ardhshëm.