
Liga e Kampionëve, nxitje dhe emocionet në derbin e madhe në Paris
Sonte (e mërkuirë) në orar për t’u zhvilluar janë katër ndeshje të fazës së /18-tës në Ligën e Kampionëve për edicionin 2024/25. Pas ndeshjeve të zjarrta të së martës, tani radha është për ndeshjet e së mërkurës, ku do të ketë takime më të forta. E tillë është ndeshja mes Paris Sen Zhermenit dhe Liverpullit, e cila pritet të luhet në ‘Parc des Princes’ nga ora 21:00.
Ndeshje e fortë pritet të zhvillohet edhe në ‘Allianz Arena’, ku Bajern Munihu pret rivalin lokal, Bajer Leverkuzen, në të njëjtin orar.
Përballja tjetër e zjarrtë nga ora 21:00 pritet të jetë ajo mes Benficës dhe Barcelonës, e cila do të luhet në ‘Estadio da Luz’.
Takimi i parë i mbrëmjes dhe i vetmi nga ora 18:45 do të jetë ai në mes të Fejnordit dhe Interit që do të zhvillohet në ‘De Kuip’. Ndeshjet kthyese janë paraparë të zhvillohen pas një jave apo më saktë me datën 11 mars.