
“Manipulim dhe sulm ndaj demokracisë” – Kica-Xhelili i shpall betejë LVV-së

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj ankesës së LVV-së në PZAP lidhur për votat me postë.
Ajo ka akuzuar LVV-në se po synon të sigurojë 51 mandate përmes manipulimit dhe se kjo është strategjia e tyre.
“Këta duan t’i marrin 51 mandate përmes manipulimit – si gjithçka tjetër! KJO është strategjia. Kjo është logjika. Kjo është forma e të menduarit kriminal. Ky është sulmi i radhës që VV ia bën demokracisë. TIPIKE! Nuk do t’i lëmë! Nëse duan betejë, betejë do të kenë!”, ka shkruar Kica-Xhelili.