
“Njerëzit thonë se ne ngjajmë”, Trump e krahason veten me Elvis Presleyn
Donald Trump e ka krahasuar sërish veten me Elvis Presleyn, teksa e ka vënë veten përkrah ikonës së muzikës.
Presidenti republikan e krahasoi veten me këngëtarin duke e postuar një foto në rrjetin e tij Truth Social.
Dhe kjo nuk është hera e parë që ai poston një foto të tillë, përcjell Telegrafi.
Fotoja u postua gjithashtu në Instagram vitin e kaluar, ku Trump shkruante: “Për kaq shumë vite njerëzit kanë thënë se unë dhe Elvis ngjajmë. Tani kjo foto është përhapur në të gjithë vendin. Çfarë mendoni?”
Më parë Trump pretendoi se fotografia e tij famëkeqe, nga arrestimi i tij në gusht 2023, ishte fotografia më e bukur e tillë e bërë ndonjëherë.
Ai madje e krahasoi atë me fotot ikonë të policisë të Frank Sinatra dhe Elvis Presley nga dekada më parë.
Ndryshe, Trump më parë e krahasoi veten edhe me Nelson Mandelan dhe Nënën Terezë. /Telegrafi/