
Marash Kumbulla shpjegon arsyen përse u largua nga AS Roma
Marash Kumbulla është i kënaqur që u transferua në formë huazimi tek Espanjolli verën e kaluar, pasi u detyrua të largohej nga Roma. Një zgjedhje e vështirë për mbrojtësin shqiptar, si e konfirmoi vetë ai.
“Ky klub i ri më ka dhënë vazhdimësi. Kur mundëm Real Madrid as që e besoja, pasi janë një skuadër që nuk vdes kurrë. Edhe kur ra bilbili i fundit, unë qëndrova i tensionuar sepse nuk më dukej e vërtetë“, tha Kumbulla.
“Jam i lumtur që zgjodha këtë ekip. Pas dëmtimit më duhej të luaja sa më shumë. Pas kërkesës që bëri Espanyol, gjithçka u mbyll në një ditë e gjysmë dhe shkova aty. E kisha parë tashmë stadiumin dhe qendrën sportive me kombëtaren”, tha Kumbulla.
“Janë dy struktura të pabesueshme. Strukturat funksionale janë të rëndësishme për një futbollist: Të bëjnë të qëndrosh më gjatë në qendrën sportive, së bashku me shokët e skuadrës dhe grupi bëhet më i bashkuar”, u shpreh mbrojtësi kuqezi.