
Rikthehet në Qeveri ministri i Kurtit që dyshohet se sulmoi dhe kanosi një grua
Ministri në largim i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe familjari i tij, Fuat Damka, u arrestuan ditën e zgjedhjeve, 9 shkurt pasi të njëjtit dyshohen se kanë kanosur dhe sulmuar një grua.
Damka është parë prezent në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, ndonëse fjalën nuk e mori, raporton Insajderi.
Gjykata Themelore e Prizrenit i kishte caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaj.
Nuk është e qartë nëse është ende aktive masa e arrestit shtëpiak për Damkën. /Insajderi.org/