Van Dajk definitivisht largohet nga Liverpulli , por nuk shkon te PSZH-ja
Virxhil Van Dajk po i kalon muajt e fundit si futbollist i Liverpullit, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor. “The Sun” raporton se Virxhill van Dajk ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Liverpullin dhe pritet të largohet nga klubi verën e ardhshme.
Mbrojtësi holandez, një lojtar kyç që nga transferimi në vitin 2018, thuhet se ka marrë një ofertë fitimprurëse nga Bajern Munih, gjë që e ka bërë atë të mendojë për një sfidë të re.
Ndërsa vendimi nuk është përfundimtar, burime pranë Van Dijk sugjerojnë se ai po priret drejt pranimit të ofertës së Bajernit, që do të ishte një goditje e madhe për Liverpullin. Humbja e kapitenit do të linte një zbrazëti të konsiderueshme, si në fushë ashtu edhe në dhomën e zhveshjes.
Ndërkohë, Liverpulli tashmë është në kërkim të një zëvendësuesi, ndërsa Bajerni do të fitonte një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Edhe PSZH është në garë për nënshkrimin e holandezit, mirëpo Bajerni duket se është në përparësi me Van Dijk që dëshiron të jetë sa më afër familjes së tij në Holandë.