VIDEO / Ja pse u anulua penalltia e Alvarezit në duelin Atletiko-Real
Sistemi VAR ka rezultuar vendimtar edhe në lotarinë e penalltive në 1/8 e finaleve mes Atletikos dhe Realit. Ka qenë penalltia e ekzekutuar nga Julian Alvarez dhe e kthyer në gol, ajo që ka shkaktuar polemika.
Alvarez ka rrëshqitur pak në momentin e goditjes së topit dhe ka shënuar. Gjyqtari Marçianiak e ka cilësuar gol, por ka qenë ndërhyrja e VAR-it që ka ndryshuar gjithçka.
Në momentin e rrëshqitjes së sulmuesit argjentinas të Atletikos, ai e ka prekur topin dy herë dhe kjo nuk është e lejueshme pavarësisht se ka qenë e paqëllimshme.
Kjo ka bërë që gjyqtari polak me ndihmën e asistentëve në regji të vendosë për anulimin e golit, që i dha një epërsi të lehtë Realit të Madridit gjatë ekzekutimit të penalltive të tjera.
TNT channels show another angle of Alvarez’s penalty kick.
— حسن الناقور Mr.Nagoor (@hasanalnaqour) March 13, 2025