Valbon Limani shtron iftar për qytetarët e Gostivarit
Kreu i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka organizuar një iftar në qiell të hapur për qytetarët e qytetit, një ngjarje që ka bashkuar shumë qytetarë nga të gjitha komunitetet.
Iftari, një traditë e shenjtë e muajit të Ramazanit, është një mundësi për t’u solidarizuar dhe për të kaluar kohë së bashku, duke promovuar frymën e bashkëjetesës./Zyrtare/