Trumçi: Do të kthehemi nga Shkupi me rezultat pozitiv
Java e 24-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, do të nis me përballjen në mes Vardarit dhe Shkëndijës. Derbi kuqezi do të zhvillohet në stadiumin e kompleksit stërvitor “Petar Milloshevski”, pran Federatës së Futbollit të Maqedonisë, me fillim në orën 15.00.
Në prag të kësaj sfide, mbrojtësi shkodran i Shkëndijës, Aleksandër Trumçi ka potencuar atmosferën pozitive në ekipin e Shkëndijes, mirëpo njëkohësisht ftoi në kujdes dhe seriozitet në çdo duel që pason.
“Atmosfera në ekip është shumë e mirë pasi kemi seri të rezultateve pozitive dhe ekipi po shkon mjaft mirë. Mendoj se do i’a arrimë objektivit që kemi…Kemi ndeshjen me Vardarin, e kemi analizuar ekipin kundërshtarë mjaft mirë. Është ekip serioz, por ne shkojmë për fitore…..Ekipi gjithmonë është i gatshëm për çdo ndeshje dhe të gjithë e dimë rëndësinë e këtij takimi që është një derbi. Kundërshtari është ekip serioz dhe ne do të shkojmë të japim maksimumin tonë. Besoj se do të kthehemi me rezultat pozitiv,” tha mes tjerash Aleksandër Trumçi, futbollist i KF Shkëndija.
Ndërkohë në duelet e tjera, të cilat do të zhvillohet gjatë ditës së shtunë, Brera Strumicë takohet me Sileksin, Besa sfidon Struga Trim Lum, Fc Shkupi përballet me Pelisterin, Tikveshi mirëpret Gostivarin dhe Voska Sport takohet me Rabotniçkin. Të gjitha ndeshjet nisin në orën 15.00.