Mësohen dyshet e çerekfinales në Ligën e Evropës
Liga e Europës ka mësuar emrat e skuadrave që do të vazhdojnë rrugëtimin në turin çerekfinal të saj, pasi kanë mbetur vetëm 8 skuadra në garë për këtë trofe.
Shorti sipas skemës së paracaktuar, ka qenë mjaft bujar me Lacion, duke pasur parasysh se përballë ka norvegjezët e Bodo/Glimt, në letër kundërshtari më i lehtë i mundshëm në rrugëtimin drejt trofeut.
Ndërkohë, një sfidë shumë interesante do të jetë ajo mes Olimpik Lionit që drejtohet nga Paulo Fonseka dhe Mançester Junajtid.
ÇEREKFINALET (Datë 10-17 prill)
Bodo/Glimt-Lacio
Totenhem-Eintraht Frankfurt
Rejnxhërs-Atletik Bilbao
Olimpik Lion-Mançester Junajtid