Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Real Madridi shton dy emrat nga Premier Liga në listën e transferimeve verore
Sport

Real Madridi shton dy emrat nga Premier Liga në listën e transferimeve verore

March 15, 2025

AA

Mbrojtja është objektivi kryesor për t’u përmirësuar këtë verë për Karlo Ançelottin. Trajneri i “Los Blankos” po përballet me vendime kyçe për vijën e fundit pasi lëndimet vazhdojnë të jenë një shqetësim në Madrid. Antonio Rudiger i është kërkuar të mbajë mbrojtjen pa Eder Militao dhe Dani Karvahall, të dy të mbetur jashtë për gjithë sezonin shkaku i lëndimeve të ligamentit ACL. Rikthimi i vonuar në forme i David Alabas ka shtuar tendosjen pavarësisht rritjes mbresëlënëse të Raul Asencios si qendërmbrojtësi partner me Rudigerin.

Ancçeloti do të vlerësojë rikuperimet përkatëse të Militaos dhe Karvahallit, ndërsa ky i fundit do të sfidohet nga ardhja e mundshme e Trent Alexander-Arnold. Me Rudiger dhe Alaba mbi 30 vjeç dhe pa kontratë në 2026 nevojiten fytyra të reja si pjesë e një rinovimi në mbrojtje.

Sipas Teamtalk.com, Ançelotti është duke kërkuar në Premier Ligën për opsione, me qendërmbrojtësin e Totenham Hotspur, Kristian Romero, që është kthyer në radarin e tij. Romero ka qenë i lidhur me Real Madridin në mënyrë sporadike gjatë 12 muajve të fundit pavarësisht rëndësisë së tij për planet e Ange Postecoglou në Londrën Veriore. Pavarësisht betejës së tij për t’u rikthyer në formë, vendi afatgjatë i argjentinasit te Spurs është i paqartë dhe një lëvizje në Madrid do të ofronte një garanci për futbollin e Ligës së Kampionëve për 26-vjeçarin.

Spurs janë të hapur për të zgjatur kontratën e tij përtej vitit 2027, me një vlerë aktuale të transferimit prej rreth 60 milionë funte, të cilën Ançelotti synon ta zvogëlojë.

Opsioni alternativ është Xharad Brantuajt i Evertonit, të cilit Ançeloti i dha debutimin në Premier Ligën, gjatë periudhës së tij në Mersejsajd. Aksionet e Brantuajtit vazhdojnë të rriten dhe vlera e tij është edhe më e lartë se Romero, pasi vlerësohet në 70 milionë funte.

Të dy lojtarët janë aktualisht me çmim mbi atë që Real Madridi është i gatshëm të paguajë, por Ançelotti është i vendosur të mos përsërisë atë që ka ndodhur këtë sezon, me Rudigerin të vetmin qendërmbrojtës që ka mbetur në skuadrën e tij. 

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

ASH reagon për ndalimin e Besar Sejdiut në Bllacë: MPB-ja

November 17, 2026
Maqedoni

Lëvizja Studentore në Maqedoni: Nuk na frikësoni me ndalesa në

November 17, 2026
Maqedoni

Gazetari Rami Mislimi: Mbi 15 ish-funksionarë të BDI-së paguhen nga

November 17, 2026
Maqedoni

Naser Ziberi përshëndet propozim-ligjin për provimin e Jurisprudencës, një hap

November 17, 2026
Maqedoni

Shkup e Kumanovë në fokus të aksionit antiterrorist: 5 të

November 17, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5193
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15530
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

ASH reagon për ndalimin e Besar Sejdiut në

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar lidhur me ndalimin e përfaqësuesit studentor Besar Sejdiu në pikën kufitare të Bllacës, duke

Maqedoni

Lëvizja Studentore në Maqedoni: Nuk na frikësoni me

Lëvizja Studentore në Maqedoninë e Veriut ka shprehur shqetësim për presionet dhe represionin institucional që po tentohet të ushtrohet ndaj

Maqedoni

Gazetari Rami Mislimi: Mbi 15 ish-funksionarë të BDI-së

Gazetari Rami Mislimi, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka ngritur shqetësimin se mbi 15 ish-funksionarë të Bashkimit Demokratik

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.