E rëndë: Gjendet i vdekur një 50-vjeçar në mes të rrugës në Malishevë – Policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Malishevë, ku në fshatin Tërpezë, në mes të rrugës është gjetur pa shenja jete një person. Rrethanat në të cilat ka vdekur viktima nuk dihen, por që Policia tashëm ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 50-vjeçar, i cili u gjet i shtrirë në rrugë mëngjesin e sotëm dhe vdekja e tij u konfirmua nga ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë përkatëse të Policisë, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme për të zbardhur atë që ka ndodhur.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe ka urdhëruar nisjen e hetimeve.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.