Ai luan rolin kryesor në filmin “Barbie”, por përse aktori i njohur ua ka ndaluar vajzave të tij ta shohin
AA
Vajzat e Ryan Gosling, Esmeralda, përkatësisht 9 vjeçe dhe Amada, 7 vjeçe, janë në moshën ideale për të luajtur me kukulla Barbie.
Por aktori ka vendosur të mos jua tregojë atyre filmin ku ka qenë në rolin e Ken. Gosling thotë se nuk dëshiron t’i nënshtrojë ato me portretizimin e tij si i dashuri ngjitës i Barbie-t, Ken.
“Nuk e di nëse duhet ta shikosh babanë tënd si Ken,” tha ai me shaka gjatë një interviste të fundit me E! News në Festivalin e Filmit në Santa Barbara. “Unë nuk e di se cila moshë është një moshë e mirë për të parë babain tënd ta bëjë atë gjë. Tingëllon goxha e çmendur,”- tha ai.
Edhe pse vajzat e tij dhe të Eva Mendes nuk e kanë parë kryeveprën kinematografike të babait të tyre në ekranin e madh, ato e shoqëruan atë në xhirime.
“Ata kanë parë pjesë të vogla të tij dhe erdhën në skenë një ditë kur unë bëra një numër të madh muzikor,” zbuloi ai.
Ndoshta një ditë, Gosling do t’i lejojë vajzat e tij ta shikojnë filmin që theu rekorde.
LSDM: Rikonstruimi i Qeverisë është shfaqje politike, jo
LSDM ka vlerësuar se rikonstruimi i paralajmëruar i Qeverisë përbën një shfaqje politike dhe jo një proces që sjell reforma
BDI: Tetova e shqiptarëve nuk do të bëhet
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me ndryshimin e emrave të rrugëve, shesheve
Pritje deri në 40 minuta në Bogorodicë dhe
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe në kushte të favorshme, në rrugë kryesisht të thata,