Kejn kërkon rekordet e Levandovski, mund të kalojë edhe Mylerin
I ardhur nga Tottenham në verë, pritshmëritë ishin shumë të larta për britanikun Harri Kejn. Dhe nuk ka zhgënjyer. Ai ka shënuar 22 gola pas 16 ndeshjeve në Bundesligë. Shifrat e tij, për momentin, janë të sakta me atë që kishte Robert Levandovski në të njëjtën periudhë kohore në sezonin e tij rekord 2020-2021, sipas të dhënave nga “The Athletic”.
Në atë sezon, më frytdhënësi në nivelin e Bundesligës për futbollistin aktual të Barçës, Levandovski përfundoi duke shënuar 41 gola. Në sezonin 1971-1972, Gerd Muller shënoi 40 gola me të njëjtat ngjyra, duke vendosur rekordin që theu polaku.
Por, në këtë pikë, Kejn është më shumë se “bomberi” historik gjerman, është në të njëjtin nivel me polakun. 22 gola nuk janë asgjë për të. Në sezonet e tij më të mira në kampionat me Totenhamin, Kejn nuk i kaloi 30 golat.