Aktorja izraelite bëhet me yll në Hollivud, përballë saj protestojnë pro palestinezët
Aktorja e njohur izraelite, Gal Gadot, është bërë me yll në sheshin e famshëm të Hollivudit, “Walk of Fame”.
Por, ceremonia e zbulimit të yllit nuk shkoi siç ishte planifikuar, shkruan IndeksOnline.
Dhjetëra protestues pro palestinezë vendosen të pengonin ceremoninë, duke u pozicionuar përballë aktores dhe duke bërë thirrje për çlirimin e Palestinës.
Për shkak të frikës nga eskalimi i mundshëm i protestës, policia arriti në vendin e ngjarjes, teksa në rrjete sociale u bënë virale disa sekuenca ku policia ndjekë nga pas disa protestues.
Por, një oficer i departamentit të policisë në Los Angelos bëri me dije se askush nuk u arrestua nga ajo protestë.
Gal Gadot u emocionua për këtë çmim të përjetshëm, duke thënë: “Jam thjesht një vajzë nga një qytet në Izrael. Nuk mund ta imagjinoja kurrë një moment të tillë. Nuk kam ëndërruar kurrë të bëhesha aktore dhe kurrë nuk e dija se këto gjëra janë të mundshme. Ky yll do të më kujtojë se me punë të palodhshme, pasion dhe pak besim, gjithçka është e mundur”.
Gadot, e njohur për rolet e saj në “Wonder Woman”, “Fast and Furious”, “Red Notice”, “Snow White”, e shumë prodhime të tjera kinematografike, që kur ka nisur lufta mes Izraelit dhe Palestinës, ka shprehur publikisht përkrahjen për vendlindjen e saj.
Ajo madje kishte shërbyer edhe në Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.
Ferati: Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve u gjet
Ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve, Agon Ferati, deklaroi se ka gjetur një institucion me mungesë strategjie, organizimi dhe kushte bazë
Dimitrieska- Koçoska: Borxhi publik u ul në tremujorin
Borxhi publik në tremujorin e dytë shënoi rënie krahasuar me gjendjen e borxhit publik në tremujorin paraardhës për 0.1 pikë
Vala e të nxehtit: ISHP me udhëzime për
Shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell dhe aktiviteteve në natyrë midis orës 11 dhe 17, veshja e rrobave të