“O psikopate, nuk ta kam fajin unë për sëmundjen tënde”, degradon debati mes Gjestit dhe Eglit
Një përplasje e fortë ka ndodhur sot mes Eglit dhe Gjestit brenda shtëpisë, pas ballafaqimit të tensionuar që ata patën gjatë spektaklit të mbrëmshëm.
Teksa përpiqeshin të sqarojnë raportin e tyre, situata ka degjeneruar në një debat me tone të larta, duke nxjerrë në pah mosmarrëveshjet e thella mes dy banorëve.
Egli, e revoltuar, i ka kërkuar llogari Gjestit për afrimitetin që ai ka treguar ndaj saj, duke ngritur pyetjen se si ai mund ta kishte përqafuar dhe të kishte bërë veprime që sugjeronin një pëlqim, kur sipas tij, nuk kishte ndjenja. Ajo e ka akuzuar për sjellje kontradiktore dhe i është drejtuar me fjalët: “Ti s’më ke lënë me u ndal”.
Nga ana tjetër, Gjesti ka qëndruar i palëkundur në deklaratën e tij, duke theksuar se nuk ka pasur kurrë ndjenja për Eglin. Në kulmin e debatit, ai ka bërë një deklaratë të fortë, duke i vënë në dukje edhe gjendjen e saj shëndetësore dhe duke theksuar se nuk ndihet përgjegjës për ndjenjat apo problemet e saj.
“Nuk kam faj unë për sëmundjet e tua” – ka thënë Gjesti, duke e tensionuar edhe më shumë situatën. Ai madje e ka quajtur Eglin “psikopate”, duke shkaktuar reagime të ashpra si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë.
Ky debat ka trazuar atmosferën në shtëpi dhe pritet të sjellë reagime të forta nga publiku, duke ndikuar ndjeshëm në dinamikën e lojës mes dy banorëve.
NDËRRON JETË 63-VJEÇARI SHQIPTAR NË KËRÇOVË, DO TË
Një shtetas shqiptar 63-vjeçar ka ndërruar jetë në Kërçovë, ndërsa për zbardhjen e rrethanave të vdekjes është urdhëruar kryerja e
Dëshmitari i Prokurorisë del në favor të Bajramit
Dëshmitari i Prokurorisë në rastin “Lotaria”, Vllado Petkovski, është shpallur dëshmitar armiqësor pasi në dëshminë e tij dha përgjigje që
Haxhiu thotë se mund t’i drejtohet Kushtetueses rreth
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se është shumë e rëndësishme që takimet mes partive politike të