
Ramadani në iftarin tradicional në Koliçan të Epërm: Aty ku tradita ruhet me krenari
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, ka marrë pjesë në një iftar të organizuar në vendlindjen e tij, në Koliçan të Epërm. Ngjarja, e mbajtur në një atmosferë tradicionale dhe vëllazërore, shërbeu si një moment bashkimi dhe respekti mes banorëve të zonës, thekson Ramadani.
“Aty ku tradita i jep vlerë vendlindjes! Mbrëmë, në zemrën e Koliçanit të Epërm, aty ku tradita ruhet me krenari dhe mikpritja është frymë që qarkullon në çdo shtëpi, patëm privilegjin të jemi pjesë e një iftari të veçantë”, ka shkruar ai në një postim në rrjetet sociale.
Në fund të mesazhit të tij, Ramadani ka shprehur mirënjohje për mikpritjen dhe ka uruar bekime dhe begati për të gjithë të pranishmit./Zyrtare.net/