Personi që deshi të vetëvritej te Penda e Livoçit është recidivist i dhunës në familje, arrestohet
Një person ka alarmuar Policinë mbrëmë në Gjilan, pasi i njëjti ka paralajmëruar se do t’i japë fund jetës së tij te Penda e fshatit Livoç i Epërm. Personi në fjalë rreth 40-vjeçar, po qëndronte në murin e pendës, me qëllim që të lëndojë veten, teksa njësitë policore që ishin në vendngjarje arritën ta bindin atë po që mos ta kryejë aktin, raporton Gazeta Sinjali.
Policia ka dhënë detaje shtesë lidhur me ngjarjen, ku bëhet e ditur se ai është emër i njohur për organet e rendit, si recidivist i dhunës në familje.
Pasi ka marrë tretman mjekësor, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti fillimisht ka tentuar të bëj vetëvrasje duke tentuar të hidhet nga diga në ujë, i dyshuari njihet si recidivist i dhunës në familje. I njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.