Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Musliu reagon ndaj Kovaçkit: Duhet të kërkosh falje publike për gënjeshtrat keqdashëse
Maqedoni

Musliu reagon ndaj Kovaçkit: Duhet të kërkosh falje publike për gënjeshtrat keqdashëse

January 21, 2024

AA

Drejtori i Agjencisë për Zbulim, Erold Musliu ka reaguar ndaj akuzave të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki të cilat i bëri sot në konferencë për shtyp.

Ja reagimi i plotë i Musliut:

I hedh poshtë me ashpërsi pretendimet e paraqitura në konferencën për shtyp të mbajtur më 20.01.2024, në të cilën deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki, më akuzoi për diçka që në asnjë mënyrë nuk ka lidhje me pozitën e drejtorit që e kryej sipas Ligjiit për Agjencinë e zbulimit.

Kovaçki më akuzon për gjoja ndërhyrje dhe ndikimin tim në Qeverinë e RMV-së për punë që kanë të bëjnë me aktivitetet e sektorit joqeveritar në vendin tonë, gjë që është gënjeshtër dhe e kundërshtoj plotësisht.

Deputeti Kovaçki përshkruan gjendjen që ka të bëjë me aktivitetet e sektorit joqeveritar në vend, pra bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare dhe donatorët që mbështesin sektorin joqeveritar në vëndin tonë.

Për një kohë të gjatë unë si drejtor i Agjencisë së zbulimit si dhe bashkëshortja ime dhe puna e saj në sektorin joqeveritar, jemi objekt sulmi duke paraqitur informacione të pasakta dhe të rreme të vendosura në një mënyrë që të tingëllojnë si një skandal i zbuluar nga subjekte partiake, profile të rreme të mediave sociale si dhe në një kanal televiziv.

Kjo më shkakton dëm të madhë si një qytetar besnik i RMV-së dhe një profesionist i përkushtuar me një karrierë 31-vjeçare.

Kjo që po i bëhet bashkëshortes sime e cila punon plot 23 vite në sektorin joqeveritar ka për qëllim dëmtimin të aktiviteteve që i kryen dhe që kanë një qëllim fisnik, ndërkohë që fëmijët tonë po i veni në rrezik duke postuar informacione të rreme për prindërit e tyre.

Nga familja Musliu vetëm unë punoj në një organ shtetëror kurse bashkëshortja ime në sektorin joqeveritar, që do të thotë se ne të dy nuk e ngarkojmë shtetin, është kjo mëkat apo vendim i drejtë?

Nuk është hera e parë që po plasoni informacione të pasakta dhe të rreme dhe pas dështimit të një linçimi publik, pas një periudhe të caktuar kohore i ripublikoni sërish si skandale dhe sensacione të reja. Për një kohë të gjatë përmbahem nga reagimi ndaj gjithë asaj që shpërndani në mënyrë të rreme për familjen time ose përmes profileve false më ofendojnë vazhdimisht duke më quajtur me emra që janë nënçmues të natyrës etnike.

Ju nuk do të më pengoni të vazhdoj të drejtoj me sukses Agjencinë e zbulimit dhe të rrumbullaksoj procesin e reformës dhe të inkuadrimit të kuadrove të reja në AZ dhe nuk do ta trembni as bashkëshorten time që të vazhdojë punën e saj fisnike në sektorin joqeveritar.

Po manipuloni vazhdimisht publikun duke e thirur KSHPK-në dhe Prokurorinë publike edhe pse këtë duhet ta kishit bërë përpara se të luanit sërish të njëjtën kasetë plot informacione të rreme në këtë konferencë për shtyp

Ju udhëzoj që betejën partiake për fitimin e pushtetit politik në fushën politike ta bëni me vizione dhe projekte të qarta nga të cilat do të përfitoj shoqëria jonë si dhe në Kuvend, e jo me lajme të rreme në të cilat ofendoni drejtorin e Agjencisë së zbulimit i cila si një aktor i rëndësishëm në sistemin e sigurisë kombëtare kujdeset për sigurinë e qytetarëve tanë dhe sigurinë e RMV-së.

Së fundi, ju këshilloj që të kërkoni falje publike për gënjeshtrat keqdashëse.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të heshtim përballë

November 15, 2026
Kosovë

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e vde’kjes kurse

November 14, 2026
Kosovë

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në oborrin e

November 14, 2026
Maqedoni

Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima

November 14, 2026
Maqedoni

Muhamed Ali: Në Qendrën për Menaxhim me Kriza janë punësuar

November 14, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5170
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15490
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të

Ismet Beqiri ka komentuar zhvillimet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se, të jesh pjesë e kësaj

Kosovë

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër institucionet pasi u raportua për arrestimin e një personi pasi lopa e

Kosovë

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë hollësi lidhur me rastin e pronarit të lopës që hyri në oborrin e Degës

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.