
Liverpulli nis bisedimet me mbrojtësin e Bajer Leverkuzenit
Skuadra e Liverpullit do të humbasë këtë verë Trent Aleksander-Arnold, pasi ai po afrohet gjithnjë e më shumë me Real Madrid. Për pasojë, skuadra e “The Reds” ka filluar bisedimet paraprake për të blerë mbrojtësin holandez të Bajer Leverkuzenit, Xheremi Frimpong.
24-vjeçari konsiderohet si njeriu i duhur për të zëvendësues Arnold. Sipas mediave britanike, skuadra e Liverpullit ka kohë që po e monitoron nga afër mbrojtësin e djathtë, por negociatat janë ende në fazat fillestare.
Frimpong, i cili pati një sezon fantastik me Leverkuzeni vitin e kaluar dhe gjithashtu ka bërë disa paraqitje të shkëlqyera këtë sezon, është synuar nga disa klube të mëdha angleze si Man. Siti, Man.Juanjted dhe Çellsi.
Liverpulli, duke kërkuar përforcime në krahun e djathtë, mund të përshpejtojë bisedimet javët e ardhshme në përpjekje për të rrëmbyer holandezin nga Bundesliga. Megjithatë, konkurrenca do të jetë e ashpër dhe çmimi i lojtarit mund të rritet.
Frimpong, 24 vjeç, është rritur në radhët e Man. Sitit dhe ka bërë një përshtypje të madhe në Leverkuzen që kur erdhi nga Seltiku në vitin 2021, duke i ndihmuar ata të sigurojnë titullin e Bundesligës, sezonin e kaluar dhe të arrijnë në finalen e Ligës Europa.