“Isha i dashuruar kokë e këmbë me Danjën”, G Bani zbulon nëse ka folur me të dashurin e saj
G Bani ka qenë i ftuar ditën e sotme (e hënë) në ‘Wake Up’, ku ka folur për të gjitha dinamikat në shtëpi.
Reperi ka folur më shumë për eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por duke komentuar edhe situatat e fundit të ndodhura mes banorëve.
I njëjti ka treguar për momentin kur iu kërkua të dilte nga Big Brother VIP si pasojë e të atit.
“Më erdhi keq, sepse nuk e shpjegoj dot me fjalë çfarë situate emocionale kisha. Nga njëra anë ishte babi, e nga ana ana tjetër po ikja nga një ambient me ndjenja shumë të forta, do më mungonte shtëpia, do më mungonte një njeri aty brenda. Nga momenti që ika nga aty e deri sa arrita në shtëpi, kam pasur njerëz që më pyesnin si është babi dhe e bënte më intensive situatën. Sa të poshtër ca njerëz që i bëjnë ca foto si paparacë. Është ofenduese, është kriminale. Ta shikosh që kisha atë hall që kisha dhe ta kesh mendjen të më bësh foto. Është falcitet”, u shprejh ai.
Ai ndër tjerash shton: “Do më merrte malli për Danjën. Isha i dashuruar kokë e këmbë me të. Tani nuk jam më. Reflektoj dhe shikoj shumë shpejt se çfarë po ndodh. Jam i dashuruar me të qenit në dashuri. Më inspironte, ishte muza ime, e ushqeja unë këtë gjë. Dola nga dashuria shumë shpejt”.
Sa i përket të dashurit të saj, G Bani thekson se nuk ka pasur ndonjë komunikim me të.
Skandal në Maqedoni: Pacienti i Neurologjisë krijoi me
Një pacient ka falsifikuar një mendim konsiliar për të siguruar një terapi që gjendet në listën pozitive të barnave, duke
Gjobiten 6 kompani ndërtimi në “Qendër” – nga
Inspektorët e Komunës Qendër kanë kryer kontrolle në 10 kantiere ndërtimi, duke konstatuar shkelje të rregullave dhe detyrimeve ligjore. Si
Përparim Rama iu bashkohet studentëve në marshin për
Ipari i Prishtinës, Përparim Rama i është bashkuar protestës së studentëve në Prishtinë. Ata po marshojnë kundër vendimit të Gjykatës