Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Nikollovski: Krijojmë sistem të ri njësportel dhe procedura më efikase për tregtinë e mallrave
Maqedoni

Nikollovski: Krijojmë sistem të ri njësportel dhe procedura më efikase për tregtinë e mallrave

April 1, 2025

AA

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot ka kryesuar me Komitetin për menaxhim me Sistemin nacional njësportel. Ky komitet në mbledhjen e sotme miratoi propozim-ligjin për mjedis njësportel, një ligj i ri që do të ofrojë një sërë shërbimesh me një ndalesë të ofruara nga 15 institucione në fushën e importit, eksportit dhe transitit të mallrave.

“Qëllimi i kësaj rregullative është të lehtësojë tregtinë duke përmirësuar proceset e aplikimit dhe dhënies së lejeve, përpunimit të tyre, si dhe procesit të doganimit të mallrave gjatë importit, eksportit dhe transitit nëpër shtet”, informojnë nga Ministria e Transportit.

Ligji gjithashtu realizon interoperabilitet, gjegjësisht shkëmbim të të dhënave ndërmjet të gjitha institucioneve në nivel nacional, bashkëpunim më të mirë, si dhe aktivitete të koordinuara ne kuadër të këtij sistemi.

“Ligji synon harmonizimin me rregulloret evropiane, si dhe harmonizimin e plotë me sistemet jodoganore në vendet e CEFTA-s.
Republika e Maqedonisë është pjesë e projektit për lehtësimin e transportit dhe tregtisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku një nga komponentët është implementimi i këtij sistemi të ri nacional me një sportel, i cili nënkupton zëvendësimin e plotë të sistemit aktual për menaxhimin e lejeve për import, eksport dhe transit të mallrave me një sistem të ri”, thonë nga ministria.

Në kuadër të këtij aktiviteti, Ministria e Transportit, nëpërmjet Njësisë projektuese në kuadër të vetë Ministrisë, është në proces të përgatitjes së dokumentacionit të tenderit për “Platforma për leje” të re elektronike si dhe pajisje harduerike, e cila pritet të shpallet në maj të këtij viti. Ky softuer do të thotë që në të ardhmen të gjitha lejet e importit, eksportit dhe transitit, si dhe pagesat do të përpunohen në mënyrë elektronike në një pikë të vetme.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Shasivari me ambasadorin slloven: Kod i ri penal dhe reforma

November 23, 2026
Maqedoni

Top profesionet më të paguara në Maqedoninë e Veriut

November 23, 2026
Maqedoni

Ju presin gjobat! Rojet komunale në Butel nisin “gjuetinë” ndaj

November 23, 2026
Maqedoni

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill

November 23, 2026
Maqedoni

Serbi voziste me 158 km/orë aty ku lejoheshin vetëm 80

November 23, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5241
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15613
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Shasivari me ambasadorin slloven: Kod i ri penal

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka zhvilluar takim me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Gregor Presker, ku në fokus të

Maqedoni

Top profesionet më të paguara në Maqedoninë e

Me një pagë mesatare prej 110.801 denarësh (rreth 1.802 euro), programuesit janë bindshëm më të paguarit në Maqedoninë e Veriut,

Maqedoni

Ju presin gjobat! Rojet komunale në Butel nisin

Në territorin e Komunës së Butelit sot po zhvillohen kontrolle të shtuara inspektuese, në koordinim me shërbimet inspektuese të Qytetit

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.