
Skena e ëmbël mes motrës dhe vëllait ka prekur shumë njerëz
Nëna Alice Mohrbach ka ndarë në llogarinë personale në Instagram një moment shumë të ëmbël me dy fëmijët e saj.
Kur udhëtojnë me veturë, ajo ulet në ulësen e pasme bashkë me vajzën dhe djalin e saj të vogël, i cili është ende foshnjë, ndërsa ata janë të sigurt në ndenjëset e tyre për fëmijë.
Në vend që secila ndenjëse të vendosej pranë dyerve të veturës, Alice vendosi t’i vendosë ato pranë njëra-tjetrës, duke i siguruar mirë, ndërsa ajo u ul pranë tyre.
Ajo që regjistroi gjatë udhëtimit e befasoi edhe vetë – një moment i ëmbël, ku fëmijët e saj e mbanin njëri-tjetrin për dore gjatë udhëtimit, sikur po i jepnin njëri-tjetrit ngushëllim.
Videoja u ka pëlqyer shumë ndjekësve, dhe disa nuk kanë mundur t’i rezistojnë tundimit për të lënë një koment të ëmbël për vëlla e motër.
Këto janë vetëm disa nga komentet e shumta që ka marrë videoja emocionuese. /Telegrafi/
View this post on Instagram