Lauren Sanchez tregon pse i fejuari Jeff Bezos e inkurajoi që ajo të udhëtojë në hapësirë edhe pse është e ‘frikësuar’
Lauren Sanchez ka ndarë arsyen pse do të udhëtojë në hapësirë vetëm dy muaj para dasmës së saj të shumëpritur me miliarderin Jeff Bezos në Itali.
Në një intervistë për revistën ELLE, ish-prezantuesja televizive tha se ajo dhe Bezos jetojnë sipas një parimi të veçantë.
“Ne kemi një shprehje në shtëpinë tonë: ‘Jeta nis në anën tjetër të frikës’,” tha Sanchez, duke theksuar rëndësinë e kapërcimit të sfidave dhe frikës.
Teksa fliste me gazetaren e njohur Gayle King, e cila do ta shoqërojë në këtë mision, ajo pranoi emocionet e saj:
“Besomëni, edhe unë jam pak e frikësuar”.
Lauren Sanchez do të jetë pjesë e ekuipazhit i përbërë vetëm nga gratë, të fluturimit Blue Origin NS-31, që do të shkojë në hapësirë më 14 prill. Përveç saj dhe Gayle King, në këtë mision do të marrin pjesë edhe këngëtarja Katy Perry, shkencëtarja e NASA-s Aisha Bowe, aktivistja e të drejtave civile Amanda Nguyen dhe producentja e filmit Kerianne Flynn.
Ky do të jetë ekuipazhi i parë i përbërë vetëm nga gra që nga fluturimi i astronautes ruse Valentina Tereshkova në vitin 1963.

“Secila prej këtyre grave është një rrëfyese e jashtëzakonshme,” u shpreh Sánchez, 55 vjeç. “Ato do të shkojnë në hapësirë dhe do të ndajnë përvojën e tyre me botën në mënyra të ndryshme”.
Gjithashtu, ky do të jetë një nga ekuipazhet më të larmishme të grave që kanë udhëtuar ndonjëherë së bashku në hapësirë.

Fluturimi do të zgjasë gjithsej 11 minuta, ndërsa raketa, e cila funksionon pa pilot, do t’u mundësojë pjesëmarrëseve të shijojnë udhëtimin si pasagjere. Pasi të arrijnë në hapësirë, ato do të kenë mundësinë të përjetojnë peshën zero dhe të lundrojnë për rreth katër minuta përpara se të rikthehen në Tokë.
Ky udhëtim vjen në një moment të veçantë për Lauren Sánchez, e cila është në kulmin e përgatitjeve për dasmën me Jeff Bezos, 61 vjeç. Çifti do të martohet këtë verë në Venecia, Itali, në një ceremoni madhështore.
Alarmë për bombë në një sallë sportive dhe
Në numrin e emergjencës 112 mbrëmë (22.11.2025), në orën 20:51 dhe 21:17, janë pranuar dy telefonata që njoftonin për mjete
Rritet numri i fëmijëve me infeksione respiratore, në
Numri i fëmijëve me infeksione respiratore në Spitalin e Fëmijëve në Kozle është rritur. 60 fëmijë janë shtruar në spital
(VIDEO) Shpërndahen 33.682 vauçerë me vlerë prej 15.300
Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva ka njoftuar sot se, masa e Qeverisë për ndajrje e vauçerëve për pajisje elektronike për