
Taravari për zgjedhjet lokale: Do ta shohim cili është mendimi i Kuvendit partiak, do të tentojmë marrëveshje brenda VLEN-it
Ministri i Shëndetësisë dhe një nga figurat kyçe të koalicionit opozitar shqiptar VLEN, Arben Taravari, është shprehur se për çështjen e koalicionimeve në zgjedhjet lokale do t’i dëgjojë anëtarët e Kuvendit të partisë që përfaqëson, duke theksuar se nuk do të veprojë në kundërshtim me vullnetin e tyre.
“Nuk do ta diktoj atë që mendon Kuvendi, do t’i dëgjoj anëtarët dhe do të respektoj vendimin e shumicës, normal që edhe unë do ta jap mendimin tim”, deklaroi Taravari.
Ai konfirmoi përkushtimin ndaj bashkëpunimit brenda koalicionit VLEN, duke shtuar se përpjekjet për një marrëveshje të përbashkët do të vazhdojnë deri në fund.
“Jemi pjesë e VLEN-it dhe do të tentojmë deri në fund të arrijmë marrëveshje,” tha Taravari, duke zbuluar gjithashtu se takimi i tij i fundit në këtë drejtim ka qenë me liderin e Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti./ZYRTARE.net