Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Arrestohen katër serbë, dy prej tyre me pozita të larta në polici e ushtri- ZKM jep detajet
Kosovë

Arrestohen katër serbë, dy prej tyre me pozita të larta në polici e ushtri- ZKM jep detajet

April 6, 2025

AA

Këshilli i Sigurisë i Kosovës ka mbajtur mbledhje me kërkesë të kryeministrit në detyrë Albin Kurti në të cilin u diskutua për rrezikun nga ‘ndërhyrjet kriminale’ nga ana e Serbisë në territorin e Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

Në thelb, në mbledhje u diskutua për tentimin e ‘destabilizimit’ të sigurisë në vend. Ky konstatim erdhi si pasojë e një sulmi që serbët organizuat në zyrën e Postës së re në Zveçan.

E po ashtu, Kryeministria njoftoi se policia ka arritur t’i arrestoj katër ‘pelegrinë’ serbë, nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë.

“Më 1 prill pas mesnate u sulmua me dy granata dore zyra e Postës së Kosovës në Zveçan, nga të cilat njëra shpërtheu. Zyra e Postës në Zveçan është riparuar plotësisht dhe tani vijon normalisht dhënia e shërbimeve publike atje. Kur kësaj i shtojmë edhe arrestimin e mbrëmshëm të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë – nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë, dhe krejt çfarë u është konfiskuar atyre – kërkohet që të gjitha institucionet dhe mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen dhe gatishmërinë.”

Njoftimi i plotë

U raportua dhe diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë me theks te planet destabilizuese dhe ndërhyrjet kriminale të Serbisë. Më 1 prill pas mesnate u sulmua me dy granata dore zyra e Postës së Kosovës në Zveçan, nga të cilat njëra shpërtheu. Zyra e Postës në Zveçan është riparuar plotësisht dhe tani vijon normalisht dhënia e shërbimeve publike atje. Kur kësaj i shtojmë edhe arrestimin e mbrëmshëm të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë – nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë, dhe krejt çfarë u është konfiskuar atyre – kërkohet që të gjitha institucionet dhe mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen dhe gatishmërinë.

Në këtë mbledhje u konstatua se përveç ndërhyrjeve të Serbisë në fushatën zgjedhore dhe në zgjedhjet parlamentare në Kosovë të 9 shkurtit 2025, përmes Listës Serbe dhe kryeterroristit Millan Radoiçiq si kryetar “de facto” i saj, Serbia tash po ndërhyn te disa prej deputetëve të komuniteteve joshumicë e joserbë, që ta sabotojë themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë. Me kërcënime e joshje, dhe sidomos me shantazhe, ajo po orvatet që nxis tensione nëdretnike e ndërpartiake në Kosovë dhe ta destabilizojë Kosovën. Kjo paraqet ndërhyrje flagrante ndaj sovranitetit shtetëror, funksionimit demokratik dhe integritetit institucional të vendit tonë. Njëkohësisht, ndaj serbëve të Kosovës, Serbia po ushtron trysni të paparë për pjesëmarrje në tubimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd, e që është paralajmëruar për javën që vjen. Regjimi i Vuçiqit po synon eksportim të krizës në Kosovë dhe jo vetëm, teksa vetë ai ndodhet në krizën më të madhe ndonjëherë.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës falenderon të gjithë qytetarët për mbështetjen e shtetit tonë dhe të institucioneve të tij.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Projektligji i ri për automjetet në RMV! Gjobë prej 100

November 18, 2026
Kosovë

Jakup Krasniqi sërish në Kosovë: zbulohet arsyeja e ardhjes

November 18, 2026
Maqedoni

Vellkovski: Borxhi ndaj fondit të dytë pensional është shumë më

November 18, 2026
Maqedoni

Alarm për dhunën ndaj grave në Maqedoni: Mbi 50 gra

November 18, 2026
Maqedoni

Mbi 1.000 lopë enden rrugëve të Kriva Pallankës – kërkohet

November 18, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5203
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15540
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Projektligji i ri për automjetet në RMV! Gjobë

Pronarët e automjeteve në Maqedoninë e Veriut mund të gjobiten me 100 euro nëse nuk e paraqesin ndryshimin e numrit

Kosovë

Jakup Krasniqi sërish në Kosovë: zbulohet arsyeja e

Ish-kreu politik i UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka ardhur në Kosovë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së

Maqedoni

Vellkovski: Borxhi ndaj fondit të dytë pensional është

Borxhi ndaj fondit të dytë pensional është krijuar shumë më herët, deklaroi sot ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.