Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Këta janë katër nga 16 pelegrinët serbë që u arrestuan në territorin e Kosovës
Kosovë

Këta janë katër nga 16 pelegrinët serbë që u arrestuan në territorin e Kosovës

April 6, 2025

AA

16 pelegrinë serbë janë arrestuar në territorin e Republikës së Kosovës. Autoritetet e kanë përshkruar prezencën e tyre si “përpjekje për destabilizim”.

Gazeta Insajderi merr vesh se në Gjakovë të shtunën u arrestuan dy serbë nga Mitrovica dhe dy të tjerë nga Serbia. Njëri nga Novi Sadi e tjetri nga Beogradi.

Burime të Insajderit bëjnë me dije se në Gjakovë në pranga ranë Branko Rakiq dhe Milovan Steviq, që të dy serbë me vendbanim në Mitrovicë.

Ndërkaq dy serbët e tjerë me vendbanim në Serbi janë: Nemanja Vamoviq dhe Pavle Kragoviq.

Edhe 12 të tjerë janë arrestuar përgjatë ditës së sotme në Prizren. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla.

“Në një operacion të përbashkët të realizuar nga organet tona të sigurisë më datë 05.04.2025 dhe 06.04.2025, janë ndaluar gjithsej 16 persona, të ndarë në katër automjete me targa të Kragujevcit të Serbisë. Struktura e të ndaluarve ishte e kombinuar, ku katër prej tyre rezultuan të jenë oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë.

Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se këto grupe kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme, pasi janë gjetur dëshmi të ndërlidhjes me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe si dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës”, ka thënë ndër të tjera Sveçla.

Sveçla thotë se në bazë të hetimeve paraprake, një toger ka lidhje të afërta familjare me anëtarin e grupit terrorist të Bansjkës, Nemanja Radivojeviq me nofkën “Gandi”. Sipas ministrit në detyrë, “Gandi” është i lidhur me Vladimir Radivojeviq, të dyshuarin kryesor për vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku.

Policia ka njoftuar gjatë ditës së në veturën e katër pelegrinëve serbë në Gjakovë janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një sëpatë. /Insajderi.org/

 

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Projektligji i ri për automjetet në RMV! Gjobë prej 100

November 18, 2026
Kosovë

Jakup Krasniqi sërish në Kosovë: zbulohet arsyeja e ardhjes

November 18, 2026
Maqedoni

Vellkovski: Borxhi ndaj fondit të dytë pensional është shumë më

November 18, 2026
Maqedoni

Alarm për dhunën ndaj grave në Maqedoni: Mbi 50 gra

November 18, 2026
Maqedoni

Mbi 1.000 lopë enden rrugëve të Kriva Pallankës – kërkohet

November 18, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5203
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15540
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Projektligji i ri për automjetet në RMV! Gjobë

Pronarët e automjeteve në Maqedoninë e Veriut mund të gjobiten me 100 euro nëse nuk e paraqesin ndryshimin e numrit

Kosovë

Jakup Krasniqi sërish në Kosovë: zbulohet arsyeja e

Ish-kreu politik i UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka ardhur në Kosovë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së

Maqedoni

Vellkovski: Borxhi ndaj fondit të dytë pensional është

Borxhi ndaj fondit të dytë pensional është krijuar shumë më herët, deklaroi sot ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.