
Selimi reagon për gjendjen në shkollën “Panajot Ginovski”: Janë ndërmarrë masa, çështja do diskutohet në Këshill
Këshilltari i ASH-së në Komunën e Butelit, Vullnet Selimi, ka reaguar pas raportimeve për gjendjen në shkollën fillore “Panajot Ginovski”, duke thënë se janë ndërmarrë masa për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim të objektit.
Sipas tij, shfaqja e minjve lidhet me rënimin e çerdhes së vjetër pranë shkollës. Ai shtoi se sjellja e papërshtatshme e një pastrueseje ndaj nxënësve gjatë protestës është denoncuar dhe për këtë do të ketë masa. Çështja do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Komunal.