Interi gati të merr Muriellin, tani duhet të bindet Atalanta
Interi është duke kërkuar angazhimin e një sulmuesi në afatin kalimtar të janarit. Gjiganti italian ka në radhët e veta katër futbollistë në sulm si: Lautaro Martinez, Markus Turam, Aleksis Sançez dhe Marko Arnautoviç për momentin.
Megjithatë trajneri i Interit, Simone Inzagi përveç dyshes Lautaro-Turam nuk është i kënaqur me dy të tjerët dhe ka kërkuar afrimin e një sulmuesi tjetër. Aleksis Sançez mund të largohet gjatë ditëve të fundit të janarit, derisa Interi ka rikthyer vëmendjen nga sulmuesi kolumbian Luis Muriel. 32-vjeçari është futur në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Atalantën dhe ai mund të mbërrijë në “Xhuzepe Meaza” me një kosto të ulët.
“Calciomercato” ka raportuar se Inter tanimë ka pasur bisedimet e para me agjentin e lojtarit dhe pas finales së Superkupës së Italisë palët pritet të takohen sërish. Muriel i ka dhënë fjalën Interit, derisa tani Neroazzurët duhet të bindin Atalantan që të heqin dorë nga lojtari ose të paguajnë një shumë modeste për transferimin e tij në janar.