Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Dy të lënduar në tragjedinë e Koçanit mbeten në gjendje kritike
Maqedoni

Dy të lënduar në tragjedinë e Koçanit mbeten në gjendje kritike

April 16, 2025

AA

Mëngjesi i 16 marsit ishte i fundit për 59 qytetarë të Koçanit të cilët humbën jetën në tragjedinë nga zjarri që shpërtheu në diskotekën Puls. Mbi 200 të tjerë pësuan lëndime serioze. Viktimat që la pas tragjedia ishin kryesisht të rinj, gjashtë prej tyre ishin të mitur, ndërsa numri më i madh i të vdekurve ishin të moshës 24 dhe 26 vjeçare. Sipas mjekësisë ligjore shkaku kryesor i numrit të madh të viktimave nga kjo tragjedi ka qenë ngufatja me gaz monoksid karboni.

Prej më 16 mars por edhe në ditët të vijim numri më i madh i të lënduarve dërgohej jashtë vendit për mjekim më adekuat, pasi vendit i mungonte qendra për djegie dhe sistemi shëndetësor nuk kishte kapacitete spitalore të mjaftueshme për ti trajtuar në vend. Ishte i nevojshëm solidarizimi i 14 shteteve të huaja, kryesisht evropiane për të përballuar fluksin e madh të pacientëve të lënduar nga tragjedia e Koçanit. Vendet e rajonit si Serbia dhe Bullgaria ishin destinacionet e para ku transportoheshin pacientët, ndërsa rastet më të rënda i morën përsipër për mjekim vendet evropiane. Austria, Greqia, Kroacia, Italia, Zvicra, Suedia, Lituania, Belgjika, Bullgaria, Turqia, Sllovenia, Hungaria dhe Polonia, ishin vendet që ofruan ndihmë për mjekimin e të lënduarve, madje disa prej tyre kanë shprehur gatishmëri që disa pacientë t’i mbajnë për rehabilitim për një kohë më të gjatë.

Në vend arritën edhe ekspertë të djegieve nga vendet e huaja evropiane për të ofruar ndihmë për pacientët në trajtimin e plagëve.

Përderisa numri më i madh i të lënduarve po dërgohej jashtë vendit, në spitalet e vendit mbetën për trajtim një numër më i vogël i pacientëve të cilët kishin lëndime më të lehta, dhe sistemi shëndetësor e kishte më lehtë t’i mjekonte këtu.

Fillimisht 20 pacientë ishin në gjendje më kritike dhe rrezik për jetën, të cilët kishin djegie të shkallës së dytë, tretë dhe të katërt dhe dëmtime në rrugët e frymëmarrjes për shkak të gazrave helmues që kishin thithur nga zjarri. Më pas gjendja shëndetësore e shumicës prej tyre nisi të përmirësohej. Por, tre javë pas tragjedisë, dy pacientë të tjerë humbën jetën. Që të dy ishin rreth moshës 30 vjeçare dhe po trajtoheshin në Lituani. Kështu numri i viktimave u rrit në 61. Sipas autoriteteve shëndetësore dy të fundit që humbën jetën ishin në gjendje tejet kritike me rreth 90 për qind lëndime trupore. /alsat.mk

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Limaj viziton Kilajn pas shpalljes së pafajësisë: Të angazhohemi për

November 20, 2026
Maqedoni

Një hap drejt Evropës pas Brexit-it: Britania dhe BE-ja arrijnë

November 20, 2026
Maqedoni

Koronavirusi rikthehet në vëmendje në Maqedoni: Regjistrohen raste të reja,

November 20, 2026
Kosovë

Haziri: Ndasia e 31 janarit po i kushton LDK-së, pasojat

November 20, 2026
Maqedoni

Gjykimi ndaj Gjoko Ristovit: Prokuroria nuk sheh lëshime thelbësore në

November 20, 2026
  • Botë 19
  • Kosovë 5220
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15571
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Një hap drejt Evropës pas Brexit-it: Britania dhe

Dhjetë vjet pas referendumit të Brexit-it, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian po ndërmarrin hapa të rinj drejt afrimit të

Maqedoni

Koronavirusi rikthehet në vëmendje në Maqedoni: Regjistrohen raste

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të

Maqedoni

Gjykimi ndaj Gjoko Ristovit: Prokuroria nuk sheh lëshime

Prokurorja Iskra Haxhi Vasileva vlerësoi se mendimi i sotëm i ekspertizës i paraqitur nga mbrojtja në gjyqin kundër gjyqtarit të

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.