Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Selmani demanton largimin e anëtarëve të ASH-së në Tuhin: S’ka braktisje të anëtarësisë, mos e përdorni vendlindjen për përçarje
Maqedoni

Selmani demanton largimin e anëtarëve të ASH-së në Tuhin: S’ka braktisje të anëtarësisë, mos e përdorni vendlindjen për përçarje

April 20, 2025

AA

Kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët (ASH) në Kërçovë, Genc Selmani, ka reaguar ndaj deklaratës së publikuar nga një grup anëtarësh të nëndegës së fshatit Tuhin, të cilët pretendojnë se distancohen nga vendimi për largimin e ASH-së nga Koalicioni VLEN.

Në një demant zyrtar, Selmani ka hedhur poshtë pretendimet për “braktisje të anëtarësisë” dhe ka kërkuar që vendlindja e tij, Tuhini, të mos përdoret për qëllime përçarëse, përcjell ZYRTARE.net

“Demantoj deklaratën e nënshkruar se kemi braktisje të anëtarësisë nga nëndega e fshatit Tuhin të Aleancës për Shqiptarët. Nuk dua t’i jap jehonë një tendence që synon përçarje dhe që rrezikon të zbehë lavdinë e vendlindjes sime të shenjtë dhe të tuhinasve që nga viti 2016 e tutje kanë qenë pjesë e lavdisë sonë politike,” deklaroi Selmani.

Ai theksoi se ekziston një procesverbal zyrtar i mbledhjes së nëndegës së ASH-së në Tuhin, të mbajtur më 6 tetor 2024, i cili – sipas tij – dëshmon se nuk ka ndodhur asnjë braktisje apo largim nga linja zyrtare e partisë.

“Po ju përcjell procesverbalin e kuvendit të nëndegës së fshatit Tuhin të datës 6.10.2024,” tha më tej Selmani, duke lënë të kuptohet se dokumentet zyrtare bien ndesh me pretendimet e ngritura.

Ai e mbylli reagimin me një thirrje për unitet dhe besim në procesin zgjedhor:
“Mirupafshim në zgjedhje!”/Zyrtare.net/

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Nisin punimet për ndërrimin e pllakave të dëmtuara në Çarshinë

November 19, 2026
Maqedoni

Ahmeti: Kriminelët serb, maqedonas dhe shqiptarë bashkëpunojnë, kurse politikanët jo

November 19, 2026
Kosovë

Kurti paralajmëron ligj të ri për Dhomat e Specializuara: Grupi

November 19, 2026
Maqedoni

Bekim Fazliu: Nëse Buteli nuk e respekton shqipen, as komunat

November 19, 2026
Kosovë

Tahiri: Kosovën e ka mbuluar terri, qytetarët po hyjnë borxhe

November 19, 2026
  • Botë 19
  • Kosovë 5213
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15557
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Nisin punimet për ndërrimin e pllakave të dëmtuara

Qyteti i Shkupit ka filluar punimet për sanimin dhe zëvendësimin e pllakave të dëmtuara e të thyera në hyrje të

Maqedoni

Ahmeti: Kriminelët serb, maqedonas dhe shqiptarë bashkëpunojnë, kurse

Për të pasur një Ballkan në paqe, duhet që të gjithë politikanët e të gjithë shteteve të bashkëpunojnë, kështu porositi

Maqedoni

Bekim Fazliu: Nëse Buteli nuk e respekton shqipen,

Bekim Fazliu, përfaqësues i lartë i Lëvizjes Arbëria, ka reaguar përmes një statusi në Facebook ndaj mosrespektimit të gjuhës shqipe,

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.