Bëri shqiponjën me duar, Vulin i ndalon këngëtares hyrjen në Serbi
AA
Ish-drejtori i Agjencisë Serbe për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin, ka konfirmuar sot në mënyrë skandaloze se këngëtares boshnjake Selma Bajrami, me urdhër të tij i është ndaluar hyrja në Serbi, sepse ajo para kamerave “me krenari ka treguar simbolet e Shqipërisë së Madhe”.
Ai tha për Tanjug se çdo këngëtar që do të bënte një foto me urimin “Sieg Heil” (përshëndetje naziste) vështirë se do të mbante një koncert në Izrael, prandaj ai nuk e kupton pse shfaqja e simbolit të “Shqipërisë së Madhe” do të ishte “ rekomandim për një karrierë estrade në Serbi”.
“Nuk mund të tregosh simbolet e ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe të marrësh para në Serbi. Për kë krenohet ‘Shqipëria e Madhe’, Serbia nuk duhet të jetë kundërvënie.
Siç thashë, derisa isha në shërbim të Serbisë si drejtor i BIA-s, kam lëshuar një sërë urdhrash që kanë të bëjnë me të gjithë ata që shkelin dinjitetin e Serbisë dhe popullit tonë.
Nuk e di se cilat urdhra mbeten në fuqi, por është mirë që tradhtarët dhe ata që mendojnë se është e mundur të pështyhet Serbia pa u ndëshkuar, ta kontrollojnë vetë”, tha Vulin.
Kujtojmë se Bajrami, siç pohon Tanjug, duke iu referuar burimeve në strukturat e sigurisë së Serbisë, është ndaluar sot në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit teksa po tentonte të hynte në vend, dhe më pas u kthye menjëherë në aeroplanin që po fluturonte për në Sarajevë.
Dramë si në filma aksion në Tetovë: Policia
Policia e Tetovës ka arrestuar mbrëmë një vajzë, e cila më parë ishte lajmëruar në polici nga e ëma se
Beteja prej 92 faqesh që mund të bjerë
Procesi i konstituimit të Legjislaturës XI të Kuvendit ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese, ku Grupi Parlamentar i PDK-së ka dorëzuar
10.411 kundërvajtje me trotinetë, biçikleta e motoçikleta! Janë
Policia ka regjistruar gjithsej 10.411 kundërvajtje në trafik nga maji deri në gusht, gjatë kontrolleve të përforcuara ndaj drejtuesve të