
Kjo është gjyqtarja që u kërcënua me kallash në Istog
Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Banjë të Pejës, ku ish-polic dhe palë në një procedurë civile, ka kërcënuar me armë gjyqtaren, Lirika Sylaj, gjatë një seance civile në Istog.
Gjyqtarja Lirika Sylaj është gjyqtare e Gjykatës Themelore në Pejë, përcjell Insajderi.
Sipas zëdhënësit të Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, i dyshuari ka dalë i armatosur me një kallashnikov para gjyqtares së procedurës paraprake dhe e ka kërcënuar drejtpërdrejt, më pas ka ikur dhe është ende në arrati.
Policia e Kosovës ka ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit për identifikimin dhe kapjen e tij. Shtëpia e të dyshuarit është bastisur, por ai nuk është gjetur.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, është autorizuar Policia për ta lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin.