
Kadrijaj: Kosova po mbetet peng e Albulena Haxhiut
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Vetëvendosja po mundohet ta shndërroje në cirk Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka thënë se kjo parti duhej të siguronte 61 vota për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit të Kosovës, dhe të ndryshojë emrin e Albulena Haxhiut për kandidate për kryetare të Kuvendit.
“Kosova po mbahet peng për një kandidat, AAK-ja ka dashtë të bëjë zgjidhje i ka propozuar dy emra, të cilët vet LVV nuk i ka pranuar”.
“Ata janë lidhur me një emër që është emri i Albulena Haxhiut, e cila tentohet disa herë dhe nuk merr votat e mjaftueshme, ishte dashtë të tërhiqet dhe t’i jepet rrugë ndonjë kandidati që do të mund të merrte votat e deputetëve qoftë të PDK-së, LDK-së dhe AAK. Tash Kosova duhet të mbetet peng e Albulena Haxhiut”, ka thënë Kadrijaj.