Simone Inzagi hyn në histori dhe kalon Lipin me Kapelon
Simone Inzagi me sa duket e pëlqen shumë trofeun e Superkupën e Italisë. Jo rastësisht, ky është kthyer në trofeun që ka fituar më shpesh në karrierën si trajner dhe tani mw ka hyrë në histori si më i suksesshmi në futbollin italian.
Tekniku i Interit, udhëhoqi zikaltrit për të tretin edicion radhazi në suksesin në finale, duke ngritur lart këtë trofe, që ishte i 8-ti në historinë e klubit. Për vetë teknikun, ky ishte i pesti, pasi e kishte fituar edhe dy herë më parë me Lacion në vitit 2017 dhe 2019.
Kështu, ai u bë trajneri më i suksesshëm i Superkupës, duke kaluar Marçelo Lipin dhe Fabio Kapelon, të cilët janë ndalur në kuotën e 4 trofeve të tillë të fituar në karrierë.