
Zejdi kundër Ali Ahmetit për takimin me figurën kontroverse: “Feja ime është Islami, Zoti im është Allahu”
Deputeti i Frontit Evropian, Skender Rexhepi-Zejd, ka reaguar pas takimit të fundit të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, me një figurë kontroverse që është vetshpallur imam i shqiptarëve dhe që promovon një narrativë të diskutueshme, duke e quajtur “shqiptarinë” si fe të shqiptarëve.
Përmes një mesazhi të shkurtër në rrjetet sociale, Rexhepi-Zejd theksoi përkatësinë e tij të qartë fetare dhe distancimin nga çdo devijim ideologjik që tenton të zëvendësojë fenë islame me konstruksione identitare.
“Jam i kënaqur që Zoti im është Allahu, feja ime është Islami dhe Pejgamberi im është Muhammedi a.s. Xhuma të begatë!” – shkroi ai.