
“Kom me ju përcjell, s’e kaloni rrethin pa ju vra”, 21 vjeçarja kërcënon zyrtarët policor
Një 21 vjeçare në Fushë Kosovë dyshohet se ka kërcënuar zyrtarët në detyrë dhe duke tentuar të hapë me forcë derën e veturës zyrtare.
Me 30 prill rreth orës 12:20, një veturë që po qarkullonte në rrugën “Lidhja e Pejës” u ndalua nga patrulla policore pasi disa vajza, pasagjere në veturë, kishin dalë me trup jashtë nga dritarja e sipërme dhe po kërcenin, duke rrezikuar seriozisht sigurinë në trafik.
Pas ndaljes, shoferja e veturës, Majlindë Maksuti-Morina, 21-vjeçare, ka refuzuar bashkëpunimin me Policinë dhe ka reaguar me tone të ashpra, duke e cilësuar ndërhyrjen si “abuzim” dhe duke thënë:
“Qetash jau thirri mixhën tem polic, se ju jeni hajna”.
Situata ka eskaluar kur e njëjta ka tentuar të hapë derën e veturës zyrtare të Policisë në përpjekje për t’u përballur fizikisht me zyrtarët. A
jo ka injoruar urdhrat e shumtë verbalë për t’u kthyer në veturën e saj dhe ka vazhduar të jetë agresive dhe jo-bashkëpunuese.
Për shkak se disa nga pasagjeret nuk posedonin dokumente identifikimi dhe mungonte një zyrtare femër në patrullë, Policia ka vlerësuar të arsyeshme që të gjithë të shoqërohen në Stacionin Policor në Fushë Kosovë.
Në stacion, pas shqiptimit të gjobës për kundërvajtje në trafik, Maksuti-Morina ka vijuar me sjellje kërcënuese dhe fjalor denigrues ndaj Policisë, duke deklaruar:
“Kom me jau përcjell Golf 8-shin e juve, kerr që të nalni kena me ju këqyr çka po boni, edhe nëse e kaloni rrethin e Ismetit pa ju vra, nuk e la”./Sinjali/