Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 FOTO+VIDEO- Dosja Partizani/ Sali Berisha mbërrin për herë të parë në SPAK
Shqipëri

FOTO+VIDEO- Dosja Partizani/ Sali Berisha mbërrin për herë të parë në SPAK

January 23, 2024

AA

TIRANA- Sali Berisha mbërrin për herë të parë në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje si person në hetim për dosjen Partizani.

Në 10:00, Berisha mbërriti në ambientet e prokurorisë së posaçme i shoqëruar nga avokati i tij Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj.

Krahas Berishës, hetimet e drejtësisë së re kanë përfshirë dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malletzin, i cili do të merret në pyetje më 25 janar, dy ditë pas vjehrrit.

Në momentin e mbërritjes para SPAK, Berisha sulmoi këtë strukturë duke e cilësuar atë si “grup të strukturuar kriminal”.

“Beteja me botën e krimit vazhdon, opozita do fitojë. Jam këtu për t’ju përfaqësuar ju, shqiptarët, pluralizmin dhe Partinë Demokratike. Jam këtu sot për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë që angazhohen në betejë kundër pluralizmit. Ne do fitojmë, fitore, fitore, fitore!”,  tha Berisha.

Berisha, 79 vjeç, është zyrtari më i lartë i opozitës në tre dekada që përballet me një situatë të tillë ligjore. Ai është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.



















/ n.m.abcnews.al

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e vde’kjes kurse

November 14, 2026
Kosovë

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në oborrin e

November 14, 2026
Maqedoni

Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima

November 14, 2026
Maqedoni

Muhamed Ali: Në Qendrën për Menaxhim me Kriza janë punësuar

November 14, 2026
Kosovë

Policia bastis gjashtë lokacione në Mitrovicë, arreston tre persona dhe

November 14, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5169
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15490
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër institucionet pasi u raportua për arrestimin e një personi pasi lopa e

Kosovë

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë hollësi lidhur me rastin e pronarit të lopës që hyri në oborrin e Degës

Maqedoni

Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina,

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në Xibër, pranë tunelit të Murrizit, ku si pasojë kanë

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.