
Shehaj: Do ti japim fund pandëshkueshmërisë, Rama duhet të shkoj në burg
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka zhvilluar sot një takim zgjedhor në Tiranë, në zonën e Astirit. Në fjalën e tij, Shehaj bëri një sërë deklaratash për zgjedhjet paralmentare të 11 majit.
Shehaj tha se me parinë Mundësia do ti jepet fund pandëshkueshmërisë, ndërsa tha se kryeministri Edi Rama duhet të përfundoj në burg.
Në fjalën e tij, Shehaj tha se për fat të keq, shqiptarët në tre dekadat e fundit janë qeverisur nga njerëz të korruptuar e që u kanë marrë shpirtin.
“Kam bërë denocime dhe kemi shpetuar 20 milionë euro që do shkonin në drejtim të paditur. Më saktë do të shkonin në xhepat e politikanëve. Kandidatët tanë kanë marrë këtë angazhim, pa asnjë interes. Shqiptarët e ndershëm duan thjesht të punojnë e të rrisin femijët e tyre. Për fat të keq janë qeversisur nga njerëz të korruptuar. U kanë marrë shpirtin”,-tha Shehaj.
Ndër të tjera, Shehaj u ndal edhe te raporti me drejtësinë i kryeministrit Edi Rama. Shehaj e akuzoi se ka futur në listat zgjedhore kandidatë që kanë probleme me drejtësinë.