
Godet deputeti Qoku: Bashkëpunimi me BDI-në është bashkëpunim me krimin
Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Qoku, e ka cilësuar BDI-n parti si një strukturë të kapur nga krimi dhe korrupsioni, e jo më si subjekt politik në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.
“Bashkëpunimi me BDI-në e sotme nuk është thjesht politik, është bashkëpunim me krimin”, deklaroi Qoku, duke shtuar se kjo parti është degjeneruar plotësisht dhe ka humbur çdo kredibilitet, qoftë politik, moral apo kombëtar.
Ai akuzoi BDI-në për afera, krime dhe skandale shumëvjeçare, dhe theksoi se, sipas tij, prioriteti i vetëm i kreut të saj, Ali Ahmeti, është “përfitimi personal dhe familjar”.
Qoku u shpreh i bindur se kushdo që sot zgjedh të bashkëpunojë me BDI-në, nuk mund të konsiderohet i paditur apo i mashtruar: “Ai është bashkëpunëtor i vetë krimit, për interesa personale apo klanore,” tha ai.
Sipas Qokut, kjo situatë është një pengesë serioze për çdo përpjekje të sinqertë për bashkëpunim ndërpartiak në funksion të çështjeve kombëtare./ZYRTARE.net/