
Ibrahimi: Komunat e udhëhequra nga BDI nga inati nuk aplikojnë në fonde, në këtë mënyrë dëmtojnë qytetarët
Lideri i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, në podcastin Fol në TV Festa, ka flour për fondet që janë ndarë për Zhvillimin e komunave shqiptare.
Ai ka përmendur raste ku komunat shqiptare të udhëhequra nga BDI-ja, nga inati nuk kanë aplikuar për fonde, vetem të mos përmendet se VLEN-i po i ndan ato fonde.
“ Ne me ato 80 milion euro do mundemi të bëjmë plot projekte infrastrukturore të komunave shqiptare. Për fat të keq, këta që janë tash në opozitë kanë pasur në dorë plot komuna shqiptare, disa i mbajnë edhe sot, supozoni shembull edhe sot Ali Ahmeti flet për ujësjellësin në Likovë. Kurse ai po harron se ka qenë në pushtet 25 vjet, e ka pasur komunën vazhdimisht dhe nuk e ka zgjidhur atë punë. Edhe sot kur ne jemi në pushtet po jepen mundësi që të zgjidhen ato punë. Nuk ka problem ai le të shkoje të fotografohet atje se vetem ajo i ka mbetur. Por, ne këso punë të projekteve të këtilla të ujësjellëseve, të asfaltimeve, të kanalizimeve, të dritave, të shkollave, të çerdheve, do të kemi gjithandej. Ju e dini që ne edhe me një pushtet të vogël në Komunën e Kumanovës arritëm ta nxjerrim projektin e gjimnazit Sami Frashri. Që ka qenë një gjë e paimagjinueshme. Po ata e kanë pasur shumë herë ministrine e arsimit. Ata e kanë pasur shumë herë edhe pushtetin local të komunës së Kumanovës. Nuk e kanë bërë asnjehere. Erdhëm ne, me një keshilltar e kishim Alternativa dhe në atë kohe ishin edhe këshilltarët e ASH-së për hir të vërtetës, me të cilen ne e detyruam komunën që të bëhet projekti i gjimnazit. Ju sot e keni në ndërtim e sipër. Janë gjëra reale! Këso gjëra kemi! Po asfaltohen rrugët në Komunën e Likovës që nuk ka ndodhur në të kaluaren. Andaj unë dua të them që edhe zgjedhjet locale që vijnë janë zgjedhje locale që ne do ta ofrojmë perpara qytetarëve pikërisht këtë tip të organizimit, këtë tip të menaxhimit, këtë tip të financimit të jetës së qytetarëve në komunat shqiptare. Ajo që është e rëndësishme që duhet ta kuptojnë qytetarët që shumë është e rëndësishme që të fitoje VLEN-i. Për shkak se duke qenë në pushtet e kemi shumë me lehte që ti nxisim edhe kryetarët e komunave që të aplikojnë me projekte për t`i mbështetur. Mua me vjen keq që duhet ta them sot këtu, se plot komuna shqiptare që sot kanë udhëheqës të komunave të BDI-së as nuk aplikojnë për projekte nga inati se ne i ndajmë ato fonde. Ata janë në gjendje që t`i dëmtojnë qytetarët e tyre veç që të mos thuhet se VLEN-i i ndan ato fonde. Andaj është e rëndësishme që VLEN-i të fitoj në çdo komunë shqiptare që të mundeni që këto projekte infrastrukturore të komunave shqiptare të mund ti realizojmë”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.